Deklaratat me tone të forta të Ilir Metës/ Reagon Edi Rama: Sa herë që bërtet, shan e lajthit, aq herë e bën të qartë se…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave me tone të forta të bëra sot nga presidenti Ilir Meta në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, ku kreu i shtetit tha se nuk do të lejojë instalimin e një junte.

Përmes një postimi në “Twitter” Rama shkruan se çdo votë për LSI është një votë kundër drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun.

Kreu i qeverisë nuk lë pa “thumbuar” as kryedemokratin Lulzim Basha, i cili sipas kryeministrit “thjesht ha përshesh”.

Sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar edhe një herë Qeverinë, kryeministrin se përgjigja e tij në mbrojtje të Kushtetutës së vendit do të jetë së bashku me popullin, pa dallim ngjyrimi politik.

Në një konferencë me mediat, Meta u shpreh se “bijtë e xhelatëve që nuk kanë kërkuar falje akoma, duan të terrorizojnë një popull të tërë me hajdutët, trafikantët, përgjigjen do e marrin kudo nëse do vijojnë në këtë rrugë, përgjigja do jetë një popull i tërë problematikë ndaj ca lëtyrave, spaçatorëvë, horrave”.

Meta u shpreh gjithashtu se “përballë nesh është një bandë ndërkombëtare dhe lokale që ka marrë përsipër të pastorjë paratë e Ndraghetës mafies ndërkombëtare duke shtypur dhe dhunuar popullin e Shqipërisë”.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *