Deklaratat skandaloze të komentatorit kosovar, ish-sulmuesi i Kombëtares: Tallja me shqiptarët nuk ishte rrufe në ditë me diell








Deklaratat e komentatorit Kosovar, Andin Lokaj, ku tallej me Shqipërinë pas fitores së Shpresave të Kosovës ndaj atyre kuqezi, janë përhapur me shpejtësi në rrjete sociale dhe kanë qenë temë diskutimi mes tifozësh e jo vetëm. Mes atyre që kanë reaguar pas fjalëve të Lokajt, ka qenë edhe ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, Roland Luçi, i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ka treguar se një sjellje e tillë kishte kohë që përgatitej dhe nuk ishte rastësore.

roland luci

“U21 Kosovo – Shqipëri 2 – 1

Komentatori kosovar mbas fitores së ekipit të tij: “Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qe edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”.

Tallja me shqiptarët nuk ishte rrufe në ditë me diell. Sot flitet gjithnjë e më hapur për kombin kosovar, alfabetin dhe gjuhën kosovare, si shihet dhe në formulimin kosovarisht të mësipërm.

Tashmë është bërë mode, në Tv kosovare gjatë komenteve e transmetimeve nuk thuhet kurrë “ne, ose ekipi ynë”, por “shqiptarët, ekipi shqiptar”.

Para 5 vjetësh, mbas ndeshjeve Kosovë – Kroaci në Shkodër dhe Lihtenshtejn – Shqipëri, kam postuar shkrimin që po ripublikoj më poshtë, po pati ndokush nerva e nge ta lexojë”, shkruante Lucci duke e shoqëruar me linkun e shkrimit të mëposhtëm.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *