
Indrit Hoxha, Sekretar për emigracionin i Sali Berishës, ka reaguar pas deklarimit fajtor të ish-zyrtarit të FBI Charles McGonigal, lidhur me akuzat për dosjen e Shqipërisë.
Në një reagim në Facebook, ai shkruan se ky është tregues që “Edi Ramës i erdhi fundi”.
“Loboi ne gjithcka kishte ne dore te shpallte Non-grata Sali Berisha ne Amerike, me letra gazetash dhe shkrime te prodhura nga zyra e propagandes se Partise Socialiste! Ne fund i hapi vetes hetimin penal ne Amerike ku rrezikon tashme te ekstradohet,fakti qe asnje zyrtar i qeverise amerikane nuk denjoi ta takoje eshte tregues qe Edi Rames i erdhi fundi!”, shkruan ai.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al