Dekori i skenës i merr jetën aktorit rus

12:38 10/10/2021

Spektatorët në sallë menduan se ishte pjesë e shfaqjes

Një aktor 37-vjecar ka humbur jetën teksa po performonte në Teatrin e njohur Bolshoi të Moskës. Yevgeny Kulesh u vra  gjatë  ndryshimit të  skenave në operën Sadko, një vepër nga kompozitori rus Nikolai Rimsky-Korsakov.

Dyshohet se aktori ka shkuar  në drejtimin e gabuar dhe është bllokuar nga dekori i skenës i cili ka rënë mbi të. Autoritet ruse po hetojnë mbi ngjarjen e ndodhur për të zbuluar shkakun e këtij aksidenti.

Spektatorët në sallë nuk reaguan pasi menduan se ishte pjesë e rolit të aktorit , një improvizim i çastit. Sidoqoftë, realiteti i incidentit shpejt u bë i qartë kur aktorët reaguan të tmerruar  dhe disa në skenë kanë bërë thirrje të telefonojnë menjëherë ambulancën.

Spektatorëve iu kërkua nga teatri të braktisin menjëherë sallën pas ngjarjes. Mediat lokale bëjnë me dije se aktori luante në këtë  teatër që nga viti 2002. Ky nuk  është incidenti i parë tragjik që godet teatrin me famë botërore. Në Korrik të vitit 2013, një violinist humbi jetën  pasi ra në një gropë të orkestrës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *