Dekorimi i Peter Handke nga Vuçiç, reagon Enver Hoxhaj: Mori çmim si vlerësim për mohimin e gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka reaguar pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka dekoruar shkrimtarin austriak Peter Handke me titullin më të lartë “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjevicit”.

Hoxhaj në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiç si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë.

“Laureati i Çmimit Nobël, Peter Handke mori çmim nga ultranacionalistët serbë dhe nga Aleksandër Vuçiç si vlerësim për mohimin e tij të gjenocidit në Kosovë dhe Bosnjë. Rehabilitimi i Millosheviçit dhe politikat e tij gjenocidale nga Serbia tregojnë se Serbia është e njëjtë: një shtet gjenocidal”, ka shkruar Hoxhaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *