Dekretimi i Ramës kryeministër/ Presidenti emëron në fillim të legjislaturës Kreun e Qeverisë me propozim të partisë! Çfarë parashikon Kushtetuta





MARIGLEN KUME/ Një javë para nisjes së legjislaturës X, Partia Socialiste përmes një shkrese që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla, i kërkon kreut të shtetit që të mandatojë Edi Ramën si Kryeministër për të tretën herë radhazi.

Meta-Rama-Presidence

Sipas nenit 96 të Kushtetutës së Shqipërisë, Presidenti emëron Kryeministrin në fillim të legjislaturës me propozim të partisë apo koalicionit që ka shumicën. Sipas rezultatit të certifikuar nga KQZ, shumica në zgjedhjet e 25 prillit i takon Partisë Socialiste dhe në këto kushte, duket se emërimi i Edi Ramës në krye të qeverisë për të tretën herë radhazi është i pashmangshëm për kreun e shtetit, Ilir Meta.

“Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”, thuhet në pikën 1 të nenit 96 të Kushtetutës.

Kjo shkesë e shumicës parlamentare pritet të merret në shqyrtim nga Presidenti Ilir Meta, i cili do të shprehet pas datës 10 shtator, kohë në të cilën do të jetë konstituuar edhe Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, nga ku Edi Rama ka 74 vota të sigurta që do t’i lejojnë drejtimin e vendit edhe për një mandat tjetër. Pas votëbesimit në Parlament, Rama dërgon emrat e ministrave për emërim në Presidencë, ku kreu i shtetit do të ketë një javë kohë për t’u shprehur për kabinetin e ri qeveritar.

Ky do të jetë edhe hapi i fundit procedural ku do të shënojë edhe fillimin e punës për qeverinë e pas 25 prillit, por edhe të aksionit opozitar. Dita e premte do të shënojë edhe rikthimin e opozitës në Parlament, pas një shkëputjeje për mbi 2 vite e gjysmë pas djegies së mandateve në shkurt të 2019-ës. Përreth 2 vite e gjysmë Parlamenti funksionoi me 122 deputetë, nga 140 që është numri i plotë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *