
Del autopsia e vdekjes së gruas së parë të ish-Presidentit Donald Trump, Ivana Trump.
Nga rezultatet e autopsisë zbulohet se Ivana Trump ka humbur jetën nga plagët marra pas rrëzimit nga shkallët, dhe jo nga arresti kardiak, siç u mendua.
Ish-bashkëshortja e Donald Trump u gjet e pajetë më 14 korrik në fund të shkallëve të banesës së saj në Upper East Side të Nju Jorkut.
Siç raportojnë mediat amerikane, vdekjen e Ivana Trump e konstatuan mjekët ndihmës së shpejtë në Manhattan, të cilët ndërhynë në përgjigje të thirrjes së urgjencës për një arrest kardiak të dyshuar.
Burime policore më pas bënë me dije se nuk kishte asnjë element dyshimi për vdekjen dhe se biznesmenia kishte vdekur për shkaqe natyrale.
Megjithatë, gjatë orëve në vijim, hetuesit filluan të hetojnë mundësinë që gruaja të kishte vdekur si pasojë e rënies.
Një element tjetër që duket se konfirmon këtë hipotezë vjen nga “New York Post”. Zach Erden, një mik i Ivana Trump, shpjegoi se kohët e fundit gruaja ishte ankuar se kishte probleme me ecjen.
“Ajo kishte dhimbje në këmbë dhe nuk ishte në gjendje as të dilte jashtë”, tha ai për gazetën amerikane. Hera e fundit që Ivana Trump u fotografua në rrugët e Manhatan-it ishte më 22 qershor.
Nuk dihet ende nëse rënia ka qenë aksidentale apo e shkaktuar nga një sëmundje. Megjithatë, ajo që hetuesit përjashtuan që në fillim si pistë, është vrasja: siç shpjegohet nga “New York Times”, vdekja ishte aksidentale dhe nuk kishte shenja të hyrjes me forcë në shtëpi.
Në shenjë “dashurie dhe respekti” për ish-bashkëshorten e tij, Donald Trump ndërkohë ka shtyrë tubimin e planifikuar në Arizona.
Ngjarja është shtyrë për 22 korrik. Ivana është nëna e tre fëmijëve të saj Ivanka, Donald Jr dhe Eric.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al