
Zjarri në fshatin Kraps të Fierit po del jashtë kontrollit, duke djegur deri tani mbi 400 drurë ulliri, ndër ta edhe ullinj shekullorë.
Gazetari Enea Verria raporton për BalkanWeb se 4 automjete zjarrfikëse ndodhen tashmë në vendin e vatrës se zjarrit në kodrat me ullishte në Kraps për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dy vatra janë ende aktive njëra brenda perimetrit te zonës së djegur dhe tjetra po përhapet drejt fshatit Portëz në anën tjetër të kodrës duke djegur sipërfaqe te konsiderueshme me ullinj e madje duke kaluar pranë fshatit Grize në Patos.
Terreni mjaft i vështirë e ka bërë jo të lehte ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al