Del në publik udhëheqësi suprem i talebanëve të Afganistanit

22:20 31/10/2021

Akhundzada u shfaq për herë të parë publikisht në Kandahar

Udhëheqësi suprem Akhundzada ka vizituar Jamia një shkollë fetare në Kandahar duke shënuar të parën dalje publike qëkur talebanët morën pushtetin në Afganistan. Akhundzada mbërriti në këtë shkollë kuranore në Kandahar me një kolonë prej dy makinash nën sigurinë maksimale dhe nuk u lejuan fotografitë.

Edhe pse disa zyrtarë thonë se Akhundzada ka bërë paraqitje publike të papublikuara më parë, kjo ishte paraqitja e parë e konfirmuar e një njeriu që ka mbajtur prej kohësh një profil të ulët publik. Komandanti i besimtarëve, Sheikh Hibatullah Akhundzada, u shfaq në një tubim të madh në medresenë e famshme Hakimiya dhe foli për dhjetë minuta me ushtarët dhe dishepujt e guximshëm, thuhej në një mesazh audio të publikuar nga qeveria talebane në Kabul.

Në këtë material audio thuhej se Mullahu recitoi lutje dhe bekime. Pasi mbajtën për një kohë të gjatë heshtje për vendndodhjen e liderit të tyre suprem, talebanët konfirmuan se Akhundzada kishte jetuar në Kandahar. Akhundzada tha se lëvizja islamike arriti me sukses që të formojë qeverinë e saj të përkohshme në muajin Shtator, pasi forcat e udhëhequra nga SHBA u tërhoqën.

Akhundzada ka arritur që të mbajë që nga viti 2016 rolin si udhëheqës suprem, autoriteti përfundimtar mbi çështjet politike, fetare dhe ushtarake të grupit. Udhëheqësi suprem dhe misterioz i talebanëve, Mullah Hibatullah Akhundzada, dalja publike e të cilit nuk ishte zyrtarizuar asnjëherë.

Pas ardhjes në pushtet, Mullah Akhundzada fitoi shpejt besnikërinë e liderit egjiptian të Al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, i cili e quajti atë një “emir të besimtarëve”, duke forcuar kështu besueshmërinë e tij në botën xhihadiste dhe në universin sunit.

Në cilësinë e tij si “udhëheqës suprem”, Akhundzada është përgjegjës për ruajtjen e unitetit brenda lëvizjes islamike, një mision i vështirë për të sepse kontradiktat e brendshme e dëmtuan lëvizjen xhihadiste për vite të tëra deri kur ata ia arritën të realizojnë kthimin e tyre në pushtet në mes të gushtit kur ushtria afgane dorëzoi armët dhe amerikanët u rikthyen në atdheun e tyre.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *