Del në shitje iPhone i fundit 18 karat flori, ja sa është çmimi i kripur

08:20 30/09/2021

Nëse menduat se iPhone 13 është i kushtueshëm, shifra aktuale do t’iu duket pak. Dizenjuesit kanë krijuar versionin me 18 karat floriri dhe arrin çmimin marramendës të 48.000 Dollarëve.

Edicioni ekskluziv, i quajtur “Total Gold” është krijuar nga kompania luksoze “Caviar” dhe ka vetëm 99 prej tyre në dispozicion. I gdhendur në një stil artistik barok, modeli ka informacion unik si dhe numrin e tij të celularit.

Përdredhja e artë e Caviar simbolizon superioritetin, statusin e lartë dhe natyrën e vendosur të pronarit”, thuhet në faqen e kompanisë.

Modeli më i lirë i iPhone 13 ose iPhone 13 Max nga edicioni “Total Gold”. kushton 42.900 dollarë. Përveç modelit kryesor, ka modele me Katedralen e Krishtit në Rusi, , bazilikën e Shën Pjetrit, një tjetër i frymëzuar nga interiori i ingranazheve të një ore dore, , “Yacht Club” nga Rolex, “Olive Rays” dhe “Moon and Sun”.

Modeli “Musk be on Mars” i është referuar Elon Musk dhe misionit të tij për të arritur në planetin e kuq./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *