
18:33 03/06/2022
Humbin jetën 4 persona, 15 të plagosur
Dalja e një treni nga shinat në Gjermani ka shkaktuar të paktën 4 viktima dhe rreth 30 të plagosur. 15 nga të lënduarit po marrin ndihmë spitalore pasi janë në gjendje të rëndë.
Tri vagonë të trenit që ishte nisur për Mynyh dolën nga shinat në Bavari pranë një vend-pushimi skish teksa nuk është ende i qartë shkaku i aksidentit. Grupe të shumta emergjence dhe Policie ndodhen në vend ngjarje për të ndihmuar të lënduarit por edhe per te kuptuar më shumë.
Teksa nuk ka ende detaje mbi identifikimin e viktimave sipas raportimeve paraprake mësohet se shumica e pasagjerëve në këtë tren ishin studentë. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, rreth 60 persona po marrin ndihmë shëndetësore. Nuk është ende i qartë as numri i personave që po udhëtonin në tren në momentin e aksidentit.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al