Del Piero: Prisja që Alegri të shpikte ndonjë gjë, edhe ai e di që problemi nuk ishte vetëm trajneri





Aleks Del Piero është i bindur se problemet e Juventusit nuk do të zgjidhen vetëm nga fakti se Masimilano Alegri është ulur në pankinën e bardhezinjve. Ikona e klubit bardhezi mendon se problemi për momentin nuk është as klasifikimi i skuadrës, por përqendrimi në skuadër.

del piero

“Pres një reagim. Problemi nuk është klasifikimi, -8 nga kryesimi pas 3 javësh nuk mund të të frikësojë. Problemi është rendimenti dhe koka, kush është lider duhet të bjerë në sy”, tha ai për “La Gazzetta Dello Sport”.

“Prisja që Alegri të mundohej të shpikte ndonjë gjë me njerëzit që ka në dispozicion. Mua më pëlqen si trajner, nuk mund të bëjë mrekulli dhe ai vetë e di që problemi i Juventusit nuk ishte vetëm drejtimi teknik”, tha ish-numri 10 i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.