Del video/ Momenti kur Joe Biden dhe Vladimir Putin shtrëngojnë duart para vilës luksoze në Gjenevë

Janë publikuar pamjet e para nga takimi i liderëve të dy superfuqive botërore, Presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Në video shihet momenti kur Presidentët Biden dhe Putin shtrëngojnë duart, për të vijuar më tej me takimin, brenda vilës luksoze në Gjenevë të Zvicrës, ku priten diskutime të gjata disa orëshe.

Fillimisht, të dy presidentët qëndruan jashtë rezidencës me presidentin zviceran, Guy Parmelin, i cili bëri komente të shkurtra duke mirëpritur të dy udhëheqësit.

Parmelin tha se ai iu uroi udhëheqësve një “dialog të frytshëm”, raporton CNN. Të dy presidentët shtrënguan duart dhe më pas kanë hyrë në villën e shekullit 17 për raundin e tyre të parë të takimeve.

Biden më herët ka paralajmëruar se nuk do të ketë konferencë të përbashkët për gazetarëve, dhe tani kjo është konfirmuar.

Takimi i dy liderëve do të jetë privat. Në takim do të marrin pjesë vetëm zyrtarët që marrin shënime, dhe Sekretari amerikan Antony Blinken e ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *