Delegacion i eksportuesve turq të çelikut mbërrin në Tiranë

Shoqata e Eksportuesve të Çelikut (ÇİB) vjen në Tiranë me qëllim rritjen e aktiviteteve në Ballkan, forcimin e prezencës në treg dhe krijimin e bashkëpunimeve të reja. Në kuadër të Misionit Tegtar do të marrin pjesë 50 përfaqësues nga 30 kompani duke synuar rritjen e vëllimit tregtar midis vendeve.

Misioni Tregtar në Shqipëri, do të organizohet nën drejtimin e Kryetarit të Shoqatës së Eksportuesve të Çelikut (ÇİB) Z. Adnan Aslan, midis datave 11-13 dhjetor 2023. Takimet dypalëshe të biznesit do të organizohen ditën e martë, 12 Dhjetor midis orës 09:00 – 18:00 në Tirana Marriott Hotel.

30 KOMPANI TURKE MARRIN PJESË

Kompanitë e Ballkanit, dhe veçanerisht nga Shqipëria janë të ftuar të takohen me delegacionin e përbërë nga 50 përfaqësues të 30 kompanive turke pjesmarrëse.

Takimet dypalëshe do të bëjnë bashkë kompani të sektorit për të diskutuar për bashkëpunime të reja dhe investime të përbashkëta. Krahas hulumtimit të tregut, takimet dypalëshe individuale ndermjet biznesve do të shërbejnë si gur themeli për rritjen e volumit tregtar ndërmjet vendeve.

Industria e çelikut është një nga sektorët më të zhvilluar në Turqi. Gjithashtu ky sektor ështe me interes në Shqiperi për nga rëndesia e industrise së ndertimit në vend, dhe pritet qe ky aktivitet ti japë një zhvillim të mëtejshëm bashkepunimit ndërmjet dy vendeve.

Në këtë aktivitet janë pjesmarrës kompanitë më në zë nga Turqia si prodhuese, tregtare, etj, të këtij sektori, dhe pritet që pjesmarrja nga bizneset shqiptare, por dhe nga rajoni të jetë e shumtë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts