
14:27 28/03/2022
Bisedimet mes delegacioneve të Kievit dhe Moskës pritet të rikthehen të Martën në Stamboll, me ndërmjetësimin e diplomacisë turke.
Ishte zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov, ai që bëri të ditur mundësinë e takimit të radhës me praninë fizike të delegacioneve në qytetin më të madh të Turqisë, ndryshe nga bisedimet e fundit që janë zhvilluar online. Nga takimi i të Martës ka shpersa se konflikti mund të hyjë në rrugën e zgjidhjes.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se vendi i tij ishte gati të pranonte të mos-antarësohej në NATO, por edhe propozimin për demilitarizimin e vendit. Megjithatë, pika delikate është kushti i Kievit, që sovraniteti i vendit të garantohet nga disa vende perëndimore, ku si mbikqyrëse janë ofruar Gjermania, Britania e Madhe apo Italia. Moska megjithatë nuk duket shumë optimiste përpara këtij kushti.
Zelenski ka paralajmëruar se nuk do të bëjë lëshime për asnjë centimetër nga territori i vendit. Rusia ka shtuar si kusht pas nisjes së sulmit në Ukrainë, njohjen nga Kievi të Krimesë si territor rus dhe pavarësinë e republikave separatiste të Luhanskut e Donjeckut. Në këto rajone po flitet këto ditë për mbajtjen e një referendumi për bashkim me Federatën ruse çka do t’i shtonte edhe më tepër tensionet.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al