
15:42 02/03/2022
Takimi i dytë, në vendin ku u nënshkrua shpërbërja e BRSS
Edhe pse u hodhën dyshime se nuk do të zhvillohej, takimi i dytë i delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë do të mbahet siç ishte parashikuar, mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Pjesëmarrjen e delegacionit ukrianas në takimin e sotëm e konfirmoi zyra e Presidentit ukrainas. Në deklaratën për media thuhet se delegacioni nga Kievi nuk do të pranojë asnjë ultimatum të vendosur nga Moska. Kërkesa kryesore mbetet e njejtë si ajo e takimit të së hënës, ndalimi i sulmit dhe tërheqja e plotë e trupave ruse nga Ukraina.
Kremlini nuk pret shumë nga takimi. Zëdhënësi Dimitri Peskov tha se kushtet janë ato që u diskutuan edhe në takimin e parë, njohja e Krimesë si territor rus nga Perëndimi, neutraliteti i Ukrainës dhe denazifikimi sipas Putinit i këtij vendi.
Takimi do të zhvillohet në pyllin e Belovezhit, pranë kufirit bjellorus me Poloninë, në ndërtesën ku 31 vite më parë u nënshkrua shpërbërja e Bashkimit Sovjetik.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al