Delegacioni amerikan do të udhëtojë për në Turqi për diskutime mbi sigurinë në aeroportin e Kabulit

Një delegacion amerikan i zyrtarëve të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit do të udhëtojë për në Turqi për të diskutuar mbi sigurinë në aeroportin e Kabulit në Afganistan, sipas një zyrtari amerikan të mbrojtjes.

Vizita do të zhvillohet më vonë gjatë kësaj jave, tha zyrtari që foli në kushte anonimiteti.

Një ditë më parë, burime nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë thanë se delegacioni do të diskutojë përparimin në përpjekjet për të mbajtur në funksionim Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul.

Situata në Afganistan ka fituar rëndësi javët e fundit pasi Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi se të gjitha forcat amerikane do të tërhiqen nga vendi i shkatërruar nga lufta deri më 11 shtator, ndërsa aleatët e NATO-s pritet të ndjekin shembullin.

Biden dhe Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan diskutuan çështjen në samitin e fundit të udhëheqësve të NATO-s në Bruksel.

Ankaraja ka drejtuar operacionet ushtarake dhe logjistike të aeroportit të Kabulit për gjashtë vjet si pjesë e Misionit të Mbështetjes së Vendosur të udhëhequr nga NATO.

Turqia, forcat e së cilës në Afganistan kanë qenë gjithmonë të përbëra nga trupa joluftarakë, raportohet të ketë ofruar të ruajë aeroportin, pasi mbeten pyetje se si do të garantohet siguria përgjatë rrugëve kryesore të transportit dhe në aeroport, i cili është porta kryesore për në kryeqytetin Kabul.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *