Delegacioni i Serbisë në Bruksel: Ende nuk ka një marrëveshje rreth krizës në veri të Kosovës

Kryenegociatori i Serbisë në bisedimet në Bruksel me Kosovën, Petar Petkoviç deklaroi se ende nuk ka një marrëveshje në lidhje me krizën në veri.

Ai ka përfunduar bisedimet dypalëshe me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, pak para orës 21:00, kanë shkruar mediat serbe.
Petkoviç nuk dha deklarata për mediat, ndërsa delegacioni i Beogradit në këto negociata nuk konfirmoi nëse bisedimet në Bruksel do të vazhdojnë nesër.

Kujtojmë se zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, dhe Ambasada amerikane në Prishtinë thanë se negociatat po vazhdojnë në mënyrë që të arrihet një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës. Ndërkohë kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ishte i pari që përfundoi bisedimet me ndërmjetësuesit e BE-së në Bruksel.

Sipas Bislimit, një draft marrëveshje e arritur me BE-në do të përfshijë aplikimin e “stikerave” të targave, tërheqjen e njësive speciale dhe barrikadave serbe, vendosjen e anëtarëve të KFOR -it në vendkalimet kufitare dhe formimin e një grupi pune për të adresuar çështjen e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com