Delegacioni i Vatikanit vizitë në Shqipëri/ Samarxhi: Nuk i kishin parë nga afër kushtet e diktaturës, populli nuk e mohoi besimin

Gazetari Ferdinand Samarxhi, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me vizitën e delegacionit të Vatikanit në Shqipëri.

Ai zbuloi se delegacioni vizitoi muzeun e dëshmisë së gjallë ku ata panë nga afër kushtet në të cilat jetonin martirët shqiptarë në diktaturë.

Sipas tij ata u shprehën se nuk kishin parë nga afër torturat dhe tmerret e komunizmit që u përjetuan nga martirët shqiptarë që edhe pse u dënuan, persekutuan e vranë nuk e mohuan besimin e tyre te krishterimi.

“Delegacioni i Vatikanit vizitoi muzeun e dëshmisë së gjallë ku tregohen kushtet e të burgosurve të diktaturës dhe që arritën të ruajnë besimin. Delegacioni u shpreh se nuk i kishin parë nga afër torturat dhe tmerret e komunizmit edhe pse kishin dëgjuar për të. Këta martirë u vranë por kurrë nuk e mohuan besimin e tyre dhe Krishtin.
Tortura ishte e tillë ku martirët zgjodhën vdekjen para kushteve të tilla të jetës dhe ata sot janë dëshmi. Populli shqiptar ndryshe nga shumë popuj, duke qenë se ka të tilla vlera të larta morale dhe fetare, edhe pse u prishën të gjitha objektet e besimeve fetare, u ruajt besimi. Ne jemi një popull hyjnor dhe që kemi hyjnizuar dashurinë e Krishtit. Populli ynë i mbijetoi diktaturës dhe ruajti besimin edhe pse klerikët u persekutuan, burgosën e vranë”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts