Delfinët zbavisin fëmijët ukrainas

[embedded content][embedded content]

23:00 11/04/2022

Ata janë larguar nga qyteti bombarduar Kherson drejt Odesëes

Një shfaqje delfinësh ka siguruar një pushim të nevojshëm nga tmerret e luftës për disa dhjetëra ukrainas, shumë prej tyre fëmijë, që po ikin nga qyteti i bombarduar rëndë, Kherson.

Për një orë apo më shumë, refugjatët mundën të linin mënjanë shqetësimet e tyre dhe të shijonin spektaklin e delfinëve që kërcenin, duke luajtur me topa dhe duke notuar me trajnerin e tyre në hotelin “Nemo” në qytetin port të Odesës në Detin e Zi.

Më pëlqeu shumë gjithçka. Ne kemi ëndërruar për një shfaqje delfinësh për një kohë të gjatë. Emocione kaq të mëdha“, tha Irina Borisevich, e cila u largua nga Kherson me dy fëmijët e saj të vegjël pesë dhe tre vjeç.“Është për të ardhur keq që kjo po ndodh në rrethana të tilla”, shtoi ajo. Djali i saj 5-vjeçar Ivan ishte më i fokusuar te delfinët, teksa i pëlqente mënyra se si kërcenin dhe preknin topat.

Vetë Odesa mbetet nën kërcënimin e sulmit rus dhe akuariumi i delfinëve  është vetëm 5 km nga një rafineri nafte e bombarduar nga forcat ruse më 3 Prill.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.