“Delta” mund të rikthejë një valë vdekjeprurëse në botë

00:00 29/06/2021

Moska me numrin më të lartë të vdekjeve, mutacioni është përhapur në mbi 92 vende

Varianti Delta, tani i pranishëm në 92 vende, po drejton një valë të re vdekjeprurëse në vendet nga Indonezia në Rusi.

Moska ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga çdo qytet rus deri më tani, pasi varianti ngjitës detyroi qeverinë të ndërmarri kufizime të ashpra.

Kjo ka rritur shqetësimin për planifikimin e pushimeve verore në Europë.

Vaksinimet kanë ulur numrin e infeksioneve në shumë vende të pasura dhe kufizimet në jetën e përditshme vazhdojnë të lehtësohen në pjesën më të madhe të BE dhe SHBA, por ekspertët paralajmërojnë se përhapja e shpejtë nga varianti indian do të thotë se pandemia ende nuk ka mbaruar.

Spanja hoqi përfundimisht mbajtjen e maskave ashtu si Holanda ku restorantet dhe klubet e natës u rihapën përsëri. Belgjika lehtësoi më tej masat e saj, duke lejuar tavolina me tetë persona brenda dhe ndërsa kufizimet e mbetura u hoqën edhe në Zvicër .

Ministri zviceran i shëndetësisë, Alain Berset, deklaroi se përdorimi më i madh i vaksinave Pfizer-BioNTech dhe Moderna duhet të jepte mbrojtje të mjaftueshme kundër variantit Delta, duke i ftuar qytetaret që të vaksinohen sa më shumë. Po ashtu edhe Portugalia u shpall një zonë e variantit Delta”, duke ndaluar shumicën e udhëtimeve. Varianti Indian përbën më shumë se 70% të rasteve të reja në zonën e Lisbonës.

Përtej Evropës, Indonezia , vendi më i goditur në Azinë jug-lindore, regjistroi më shumë se 21,000 rastesh ditore. Varianti Delta si dhe ai Delta Plus ose Kappa po shkaktojnë shqetësime edhe në Afrikë, Indi etj.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *