Delta përhapet me ritme të shpejta në botë

17:00 20/08/2021

Viktima më të paktë vendet me vaksinim të lartë

Varianti Delta po i mban të larta shifrat, duke sinjalizuar një Vjeshtë të vështirë. Ky 24-orësh shënoi shifrën më të lartë të vdekjeve ditore në shkallë globale, 10 950 raste, niveli më i lartë prej fillimit të Qershorit. Edhe infektimet ditore shënuan shifrën e dytë më të lartë të këtij 3-mujori prej prej mbi 725 mijë rastesh.

Prej dy ditësh edhe Gjermania po shfaq nivele të larta me mbi 8 mijë infektime ditore. Në nivele të larta por të qëndrueshme janë infektimet ditore edhe në Francë, ku këtë 24-orësh u shënuan gati 24 mijë raste të reja. Në të njëjtin ritëm edhe Italia. Ndërsa Britania e Madhe shënoi shifrën ditore më të lartë në rreth 1 muaj, më shumë se 36 mijë infektime. Në dallim nga vendet e Bashkimit Europian, tendenca e infektimeve në Britani është në rritje. Në nivele të larta por të qëndrueshme janë infektimet ditore edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 159 mijë raste të reja.

Megjithatë, nivelet e larta të vaksinimit që kanë arritur në mbi 60% të popullsisë, po i ruajnë në nivele të ulta shifrat e viktimave nga varianti Delta. Nuk ndodh kështu në Rusi ku vaksinimi është ende në nivele të ulta. Pavarësisht reduktimit të dukshëm të infektimeve ditore që këtë të premte janë në gati 21 mijë raste, të larta në gati 800 qëndrojnë shifrat e vdekjeve të përditshme.

Tv Klan


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *