“Demat” në ankth para derbit, tre titullarë të Partizanit në garë me kohën









Partizani i ka vuajtur shumë problemet fizike në këtë sezon dhe vazhdon ta bëjë edhe në këto ditë me tre lojtarë që shqetësojnë stafin.

PARTIZANI 1

Paulo Buxhelaj u grumbullua nga Kombëtarja U21, por një mbingarkesë muskulore e ka detyruar të kthehet te Partizani, ku sërish nuk po stërvitet. Ai ka nevojë për disa ditë pushim dhe mbetet për t’u parë nëse do t’ia arrijë të jetë i gatshëm për të luajtur derbin e tij të parë ndaj Tiranës.

Nga ana tjetër edhe Tedi Cara është i dëmtuar në fytyrë dhe nuk stërvitet dot normalisht. Shërimi i tij po ecën mirë, por e çara do kohën e vet për t’u mbyllur. Te “demat” janë besimplotë se do të jetë gati, por mbetet për t’u parë deri në fund.

Viktor da Silva është lojtari tjetër, që vuan problemet fizike. Braziliani nuk luajti ndaj Kukësit dhe nuk u paraqit në stërvitjen e së martës. E gjithë kjo e vë në dyshim edhe praninë e tij në derbi. Gjithsesi, ka edhe 8 ditë kohë, çka është një favor për të dëmtuarit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *