
10:26 05/09/2023
Tre persona kanë humbur jetën dhe tre rezultojnë të zhdukur, kritike mbetet situata në jugperëndim
Dëmet nga përmbytjet në Spanjë janë të konsiderueshme. Shirat e fuqishme kanë shkatërruar qindra shtëpi, ndërsa tokat bujqësore ndodhen ende nën ujë.
Banorët e qytetit spanjoll El Alamo në jugperëndim të Madridit kanë filluar pastrimin për të shpëtuar disa prej sendeve.
Pamjet tregojnë makina të kthyera përmbys, qindra shtëpi të përmbytura dhe të përfshira nga balta si dhe mobilje të dëmtuara.
Autoritetet thanë se tre persona u raportuan të zhdukur ndërsa tre të tjerë kanë humbur jetën. Situata mbetet kritike në rajonet jugperëndimore të Spanjës.
“Shiu nisi menjëherë dhe mori çdo gjë përpara duke thyer edhe dritaret. Siç e shikoni është një shkatërrim total. Asgjë nuk ka mbetur.”
Ndërkaq helikopterë dhe zjarrëfikës janë vendosur në dispozicion për të shpëtuar njerëzit të cilët ndodhen të bllokuar nga përmbytjet kryesisht në zonën e Toledos, rreth 50 km në jugperëndim të Madridit.
Sipas gazetës ‘El Pais’, disa shërbime të trenave kanë rifilluar punën ndërsa disa rrugë vijojnë të jenë të bllokuara nga rrëshqitjet e dherave.
Moti i keq në Spanjë vjen pas një vere të nxehtë që kulmoi me temperatura të larta deri në 47 gradë Celsius që shkaktoi një thatësirë ekstreme dhe zjarre në shumë rajone.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al