Dëmet nga uragani, Presidenti Biden viziton Luizianën

Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti të premten në Luiziana për të parë nga afër dëmet e mëdha të shkaktuara në pjesën jugore të këtij shteti nga uragani Ida, përpara se stuhia të shkonte drejt veriut dhe pjesës lindore të vendit duke “mbjellë” shkatërrim.

Në qytezën LaPlace, zyrtarët lokalë e informuan presidentin se që la rreth 1 milion njerëz pa energji elektrike dhe 600,000 të tjerë pa ujë.

Unë u premtoj se do t’u mbështesim“, tha Presidenti Biden në fillim të konferencës, ku ishte i pranishëm edhe guvernatori e Luizianës John Bel Edwards.

Kjo stuhi ka qenë e tejet e fuqishme, jo vetëm këtu por në të gjithë bregun lindor të vendit“, tha Biden gjatë takimit. “E di që jeni të irrituar për shkak të nevojës për rikthimin e energjisë“.

Presidenti vizitoi gjithashtu të tjera zona të goditura rëndë sikurse famullinë Lafourche. Kreu i saj tha se një e katërta e shtëpive të komunitetit të tij prej 100,000 banorësh ishte shkatërruar ose dëmtuar rëndë.

Presidenti Biden vuri në dukje të enjten se rajoni i gjirit i goditur për herë të parë nga uragani është një qendër e prodhimit të naftës dhe e infrastrukturës së rafinimit të saj.

Zoti Biden tha se qeveria po merrte masa me shpejtësi për të siguruar që karburanti të vazhdojë të qarkullojë në të gjithë vendin. Zoti Biden tha se qeveria po merrte masa me shpejtësi për të siguruar që karburanti të vazhdojë të qarkullojë në të gjithë vendin.

Presidenti tha të enjten se Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) si dhe agjenci të tjera po punojnë pa pushim derisa të plotësohen tërësisht nevojat e rajoneve të përmbytura.

Zyrtarët në shtetet amerikane të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Pensilvanisë thanë se të paktën 48 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *