Dëmet nga zjarret në Evropë

11:55 16/08/2021

Zjarret kanë shkatërruar ekosisteme të tëra dhe rikuperimi i tyre kërkon vite

Jugu i Evropës po përjeton një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Si pasojë zjarre të panumërta kanë rënë në disa shtete  duke shkaktuardëme të pallogaritshme.

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Evropian, Italia është vendi evropiani cili e ka pësuar më shumë  për shkak të zjarreve këtë vit  ku zona të tëra pyjore  u shkatërruan.

1,200,000 hektarë pyje janë djegur një sipërfaqe kjo e cila vlerësohet të jetë afërsisht e barabartë me atë të pothuajse të gjithë kryeqytetit  Romës.

Italia ka vendosur një rekord negative pasi  nga 1 Janari deri më 14 Gusht, 472 zjarre të mëdhenj shpërthyen në rajonet e saj. Spanja rënditet e dyta me 228 zjarre të rëna.

Ndërkohë ministri italian i Bujqësisë, Stefano Patouanelli ka diskutuar me  Kryeministrin Mario Draghi masat mbështetëse, duke filluar me kompensimin e viktimave, në mënyrë që mbarështuesit dhe fermerët të mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre dhe të shmangin braktisjen e zonave të shkatërruara nga zjarret.

Në Greqi, sipas të dhënave të sistemit satelitor evropian “Copernicus” vetëm në Evia zona e djegur vlerësohet në 507,950 hektarë, ndërsa vlerësohet se mund të arrijë edhe në 700,000 hektarë.

Zjarret e egra kanë qenë të pranishme çdo vit në Mesdhe, në një farë mase si elementë të rëndësishëm të funksionimit të ekosistemit. Megjithatë, zjarret këtë vit kanë shkatërruar zona të tepërta pyjore dhe ekosisteme të tjera, të cilave do të duhen vite për tu rikuperuar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *