“Demokracia moderne kërcënohet nga ideologjitë e emigrantëve”/ Islamistët radikalë kërcënojnë t’i presin kokën gazetares franceze Ophelie Meunier, merret në mbrojtje nga policia

demokracia moderne kercenohet nga ideologjite e emigranteve islamistet radikale kercenojne ti presin koken gazetares franceze ophelie meunier merret ne mbrojtje nga polici
demokracia moderne kercenohet nga ideologjite e emigranteve islamistet radikale kercenojne ti presin koken gazetares franceze ophelie meunier merret ne mbrojtje nga polici

Policia ka merre nen mbrojtje gazetaren franceze Ophelie Meunier, pasi pas prezantimit të një dokumentari për islamin e radikalizuar, ajo kërcënohet për jetën. Ophelie, 34-vjeç, kohët e fundit prezantoi një dokumentar, të titulluar “Zone Interdite” (“Zonë e kufizuar”), për mënyrën se si Islami radikal ka ndikuar në shoqërinë franceze.

Dokumentari tregon një restorant ku grave u jepen për të ngrënë veçmas nga burrat dhe një dyqan lodrash që shet kukulla pa fytyrë në përputhje me interpretimet strikte islame që ndalojnë përshkrimin e tipareve të fytyrës.

Pas shfaqjes së dokumentarit në fjalë, autoritetet franceze mbyllën restorantin “Le Familial” i cili kishte zona të izoluara për të ngrënë vetëm femrat muslimane . Lajmi se gazetarja është kërcënuar ka shkaktuar zemërim në Francë, ku shumë besojnë se sekularizmi mbi të cilin u themelua demokracia moderne kërcënohet nga ideologjitë fetare të paraqitura nga emigrantët nga jashtë.

Eric Zemour, një komentator i krahut të djathtë dhe kundërshtar i Macron, nxitoi të mbështeste Meunier pasi u zbulua se ajo ishte kërcënuar. “Ophelie është në rrezik vdekjeprurës”, shkroi ai në Twitter të shtunën ndërsa dokumentari filloi të tërheqë vëmendjen e gjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts