“Demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur”- Yuri Kim paralajmëron shit-blerësit e votës. Ja mesazhi i ambasadores 10 ditë para zgjedhjeve



Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka bërë një tjetër paralajmërim për shit-blerësit e votës, 10 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. 

Në deklaratën për mediat nga Fieri ambasadorja theksoi se demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur, ndërsa përsëriti se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat të caktuar.

Yuri kim rindertimi

“SHBA-të nuk mbështesin një parti të caktuar apo kandidat të caktuar. E vetmja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar që të shprehin të drejtën e tyre me votë. E vetmja që mbështesim është e drejta e shqiptarëve që të shprehin të drejtën e tyre me votë. Dhe paralajmërojmë kundër kujtdo, duke blerë apo shitur votën. Votuesit ta mbajnë mend që kanë fuqinë dhe përgjegjësinë. Jam e frymëzuar sepse sot në Vlorë jam takuar me disa përfaqësues të shoqërisë civile, që e bën të qartë që në një demokraci shoqëria civile ka një rol të rëndësishëm”, tha Yuri Kim.

“Ndërsa sot në Fier u takova me votues që do votojnë për herë të parë, dhe më bëri përshtypje sa të informuar, sa të qartë ishin për procesin e votimit. Ne nuk folëm për cilin do votonin sepse kjo është çështje vetjake, por patëm një diskutim të mirë. Ndihem besimplotë që demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur. Shpresoj që të rinj të tillë mund ta ndihmojnë Shqipërinë për ta vendosur në rrugën e duhur”, u shpreh ambasadorja në fjalën e saj.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *