Demokratët negociojnë projektligjin e shpenzimeve, thelbi i programit ekonomik të Presidentit Biden

Periudhë intensive. Kështu e cilëson këtë javë Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi. Ligjvënësit pritet të votojnë projekt-buxhetin, prej 1 trilion dollarësh për infrastrukturën, që gëzon mbështetjen e të dyja palëve. Por paralel me të, do të shqyrtojnë edhe një nismë tjetër, të mbështetur vetëm nga demokratët, prej 3.5 trilionë dollarësh, kryesisht për shpenzime sociale, që përbëjnë thelbin e programit ekonomik të administratës së Presidentit Biden.

Programi ekonomik i administratës Biden përballet me një provë të madhe këtë javë.
Udhëheqësit e Kongresit po negociojnë mbi kohën e votimit të një projekt-ligji dypartiak për infrastrukturën, i cili do të rriste shpenzimet për rrugët, urat dhe projekte tjera.

Disa anëtarë progresistë të Partisë Demokratike thonë se nuk do të votojnë për paketën prej 1 trilion dollarësh, nëse nuk hidhet në votë edhe paketa e madhe prej 3.5 trilionë dollarësh për shpenzimet sociale.

Projektligji më i vogël pritet të votohet i pari, ndërsa kostoja e paketës më të madhe ka të ngjarë të ulet ndërsa negociatat vazhdojnë, tha Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi për emisionin “Këtë Javë” të rrjetit ABC.

“Kjo nuk ka të bëjë me të moderuarit kundrejt progresistëve. Shumica jonë, me përjashtim të disave gjykimin e të cilëve e respektoj, e mbështesin vizionin e Presidentit Biden. Ne do të kemi përparim për këtë gjatë kësaj jave”, tha zonja Pelosi.

Një sfidë tjetër po afron. Qeveria mund të ngelet pa para, diku në mes të tetorit, sipas një raporti të fundit.

Kongresi duhet të ngrejë tavanin e borxhit në mënyrë që të mundësohet marrja e huave për të paguar një sërë shpenzimesh të miratuara tashmë, përfshirë ushtrinë dhe Sigurimet Sociale.

Javën që shkoi, udhëheqësi i pakicës në senat, Mitch McConnell, tha se republikanët nuk do t’i ndihmojnë demokratët të rrisin kufirin e borxhit, duke argumentuar se vetë demokratët duhet ta bëjnë këtë meqenëse ata janë të gatshëm të miratojnë projekt-ligjin prej 3.5 trilionë dollarësh, të cilin shumë republikanë e kundërshtojnë.

“Mos luani me zjarrin me ekonominë. Ngrijeni kufirin e borxhit për të mbuluar atë për të cilën jeni angazhuar gjatë gjithë vitit”, tha ai.

Një mbyllje e pjesshme e qeverisë mund të ndodhë gjatë kësaj jave, nëse Kongresi nuk miraton buxhetin. Senati pritet të shqyrtojë një projekt-ligj, që është miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, për të mbajtur qeverinë hapur, për të rritur tavanin e borxhit dhe për të ofruar ndihmë për komunitetet e goditura nga fatkeqësitë natyrore dhe refugjatët afganë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *