Demokratët zgjedhin sot kryetarin e ri të partisë/ Tre kandidatë sfidojnë Lulzim Bashën, 75 mijë anëtarë me të drejtë vote






Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e ri. Në garë për “timonierin” e selisë blu janë katër kandidatë, kryetari në detyrë i PD Lulzim Basha, i cili do të sfidohet nga Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edit Harxhi.

4

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00 të pasdites. Në orën 19:30 nis numërimi i votave dhe deri në orën 08:00 të ditës së nesërme pritet dalja e rezultatit.

Zgjedhja do t’i takojë anëtarësisë së Partisë Demokratike në mbarë vendin, sipas parimit “një anëtar një votë”. Në total janë 75 mijë anëtarë dhe 76 qendra votimi, ku do të vendoset fati i drejtimit të partisë më të madhe opozitare në vend.

Në udhëzimin e fundit të kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, përcaktohet se një anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidatë në garë. Nëse zgjedh më shumë se një kandidat, vota e tij konsiderohet e pavlefshme.

Sjellim në kujtesë që në fletën e votimit, i pari renditet Fatbardh Kadilli, i ndjekur nga Edit Harxhi, Agron Shehaj, dhe në fund kryetari në detyrë Lulzim Basha.

Demokratët mbajnë zgjedhjet e brendshme në parti pas humbjes në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 25 prillit ku Edi Rama siguroi mandatin e tretë qeverisës. Kreu në detyrë i PD i ka konsideruar zgjedhjet një “masakër elektorale” duke pretenduar për manipulime dhe shit-blerje të votës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *