Demonstratat për vrasjen e Mahsa Aminit, Irani ekzekuton një tjetër protestues

demonstratat per vrasjen e mahsa aminit irani ekzekuton nje tjeter protestues

Irani më mënyrë të fshehur ka ekzekutuar një person të enjten, pasi e ka shpallur atë fajtor për vrasjen e një pjesëtari të forcave të sigurisë gjatë protestave masive që mbërthyen Republikën Islamike vitin e kaluar, thanë grupet e të drejtave të njeriut.

Ky është ekzekutimi i tetë që Irani ka kryer në lidhje me protestat që shpërthyen në shtatorin e vitit 2022, pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, një grua e re iraniane-kurde, e cila ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, shamisë së kokës.

Milad Zohrevand u ekzekutua në burgun në qytetin perëndimor të Hamadanit, tha organizata Hengaw, me seli në Norvegji.

Ai ishte dënuar me vdekje për vrasjen e një zyrtari të Gardës Revolucionare gjatë protestave në qytetin Malajer, nëntorin e vitit të kaluar.

Hengaw, organizatë që përqendrohet në çështjet që kanë të bëjnë me kurdët, tha se Zohrevand nuk ishte njoftuar paraprakisht se do të ekzekutohej dhe kur e kuptoi se do të ekzekutohej, atij nuk iu lejua që të realizonte një takim të fundit me familjarët e tij.

Për ekzekutimin e Zohrevandit, që ishte në të 20-tat, nuk është raportuar nga mediat brenda Iranit.

Ndërkaq, organizata që ofron ndihmë ligjore, Dadban, po ashtu konfirmoi dënimin kapital të Zohrevandit, dhe tha se atij nuk i ishte lejuar që të kishte avokat.

Autoritetet iraniane veçse kishin ekzekutuar shtatë persona në lidhje me protestat e vitit 2022, duke nxitur dënim të fuqishëm nga grupet për të drejtat e njeriut dhe qeveritë perëndimore.

Ekzekutimi i fundit që u krye ishte në maj, kur u vranë tre persona. Organizata Amnesty International ka thënë se ekzekutimet “synojnë të dërgojnë një mesazh në botë dhe për njerëzit e Iranit se ata nuk do të ndalen derisa të shtypin disidencën”.

Irani ka shtypur brutalisht protestat, ku janë vrarë qindra persona dhe mijëra të tjerë janë arrestuar, sipas organizatave për të drejtat e njeriut dhe Kombet e Bashkuara.

Gjatë këtij viti, Irani ka ekzekutuar të paktën 680 persona, shumica ishin të dënuar me akuza që lidhen me drogën, ka thënë organizata Iran Human Rights, me seli në Oslo./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts