Dëmtimi i Verner dhe Lukakut lë Çelsin pa sulmues, tifozët kërkojnë rikthimin në Londër të Brojës








Mbrëmjen e djeshme, Çelsi arriti të marrë një fitore të thellë 4-0 ndaj Malmos në Champions, por blutë humbën sulmuesit Romelu Lukaku e Tomo Verner si pasojë e dëmtimit.

Broja

Kjo ka sjellë shumë shqetësim në radhët e klubit të cilët do të duhet të bëjën disa javë pa sulmues kryesorë, duke e pësuar në një moment delikat të kampionatit.

Kjo ka bërë që tifozët londinezë të shpërthejnë në rrjetet sociale duke kërkuar afrimin në skuadër të sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja që ndodhet në huazim te Sauthmeptoni. Edhe pse mund të ekzistojë një marrëveshje mes të dyja skuadrave, Premier Liga nuk e lejon Brojën t’i bashkohet bluve pa afruar merkatoja e janarit dhe Çelsi është e detyruar të luajë pa sulmues në ndeshjet e mbetura.

Broja tundi rrjetën këtë fundjave duke shënuar golin e parë në Premier Ligë që i dha Sauthemptonit fitoren e parë na kampioant. Sulmuesi shqiptar po fiton terren gjithmonë e më shumë që pas performancave fantastike me Shqipërinë ku i dha kuqezinjve plot 6 pikë me golat e shënuar në dy ndeshje ndaj Hungarisë.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *