Dëmtimi, Kombëtarja U-21 humbet mesfushorin e pagëzuar si Modriç i ri

demtimi kombetarja u 21 humbet mesfushorin e pagezuar si modric i ri































Shqipëria U-21 ka nisur përgatitjet në kuadër të sfidës kualifikuese të “EURO 2025” ndaj Malit të Zi dhe miqësores me Lihtenshtejnin.

J92A0109_Original-2048x1152

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mesfushori i Lokomotiva Zagreb, Feta Fetai, do të mungojë për shkak të një dëmtimi dhe e ka të pamundur të jetë pjesë e skuadrës kuqezi për këto dy sfida.

Sa i përket pjesës tjetër të ekipit, grupi është i plotë dhe po përgatitet nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi.

Shqipëria U-21 do të luajë ndeshjen e shtyrë ndaj Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025” më datë 7 qershor në orën 20:00, në stadiumin “DG Arena” të Podgoricës.

Ndërsa miqësorja me Lihtenshtejnin do të luhet më datë 11 qershor në orën 19:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts