Dëmtohet me grafiti memoriali “Postblloku”/ Godole: Simbolizon terrorin komunist. Nuk dua ta besoj se ka sfond politik. Ja mesazhi për bashkinë



Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, njëherazi shkrimtarja dhe pedagogia Jonila Godole ka reaguar pas dëmtimit me grafiti të memorialit “Postblloku” në Tiranë. 

j g

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Godole thotë se nuk do që të besojë se dëmtimi i memorialit që simbolizon terrorin e komunizmit ka një sfond politik, meqënëse është kryer ditët e fundit para zgjedhjeve. Godole shprehet se Bashkia Tiranë duhet ta shohë me prioritet sigurinë e këtyre memorialëve dhe restaurimin e tyre siç bën për projektet e tjera që kanë vulën e “Rilindjes”.

Postimi i plotë i Godoles

Dëmtohet me grafiti memoriali në hyrje të Bllokut në Tiranë. “Postblloku” shqiptar është si Checkpoint-Charlie në Berlin, të cilin askush nuk do guxonte ta prekte.  Ai simbolizon terrorin e regjimit komunist dhe është vendosur ne kopshtin e viles ku ka jetuar dikur Mehmet Shehu. Në Shqipëri ka mbi 700 mijë lapidarë të LANÇ dhe shumë pak memoriale në kujtim të viktimave të regjimit 45 vjeçar. Edhe ato pak që janë ngritur rrezikohen përditë. Politikat e kujtesës dhe trashëgimisë kulturore janë selektive, në varësi të linjës partiake

Postblloku, vepër e publicistit Fatos Lubonja, dhe artistit @ArdianIsufi u inagurua me 26 Mars 2013. Ai përbëhet nga një bunker, disa shtylla betoni nga Kampi famekeq i Spaçit ku Lubonja ka kaluar shume vite i burgosur si dhe një fragment nga Muri i Berlinit, qe iu dhurua Tiranës nga Bashkia e Berlinit. Nuk dua ta besoj se dëmtimi i memorialit ka sfond politik meqenëse u krye gjate ditëve të fundit para zgjedhjeve!!! Bashkia Tiranë duhet ta shohë me prioritet sigurinë e këtyre memorialëve dhe restaurimin e tyre siç bën për projektet e tjera që kanë vulën e “Rilindjes”

grafirti 1 grafiti 2 grafiti 3 grafiti 4

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *