Dëmtohet ura e vetme që lidh Ukrainën me Krimenë

demtohet ura e vetme qe lidh ukrainen me krimene
demtohet ura e vetme qe lidh ukrainen me krimene

08:37 08/10/2022

Një shpërthim masiv shkatërroi një pjesë të urës së vetme që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë, përmes ngushticës së Kerçit.

Autoritetet ruse konfirmojnë 3 të vdekur në këtë ngjarje, mes të cilëve edhe drejtuesi i kamionit që e ka shkaktuar shpërthimin.

Impakti ishte aq i fortë sa dëmtoi një segment të urës duke e bërë të pakalueshme për automjetet, e po ashtu bëri të shpërthejë në flakë një tren mallrash i ngarkuar me karburant që kalonte në atë moment në linjën hekurudhore që shtrihet përgjatë rrugës automobilistike.

Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, një ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin festoi ditëlindjen e tij të 70-të. Shefi i Kremlinit kërkoi hetime urgjente, për ngjarjen që shkatërroi urën 19 kilometra të gjatë që lidh prej 4 vitesh Krimenë e aneksuar në 2014-ën.

Këshilltari i Presidentit ukrainas Mihalio Podoljak shkroi në Twitter se ky ishte vetëm fillimi i dëbimit të rusëve nga i gjithë territori i Ukrainës. Megjithatë Kievi nuk ka marrë deri më tani përgjegjësinë zyrtare për këtë akt.

Ndër të tjera, ura është e rëndësishme për furnizimin e ushtrisë ruse në Krimenë e aneksuar në 2014-ën dhe për operacionet që Rusia po zhivllon aktualisht në këtë vend.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts