Dëmtoi disa kompjutera në shkollë, drejtoresha godet me shkop druri 6-vjeçaren. Filmohet gjithçka (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë fillore në Florida. Drejtoresha e këtij institucioni, ka goditur disa herë me shkop druri një 6-vjeçare, duke i shkaktuar vogëlushes dëme të konsiderueshme.

“Urrejtjen që ajo kishte vogëlushen time nuk di ta shpjegoj. Nuk kisha parë kurrë më parë një dhunë të tillë. Nuk di ta shpjegoj!”, u shpreh nëna e vajzës.

Sipas informacioneve, drejtoresha kishte dënuar vogëlushen për shkak se kishte prishur disa kompjuterë në shkollë, vlera e të cilave përllogaritej në total 50 dollarë. E ëma e vajzës ishte njoftuar për të paguar këtë shumë dhe ajo kishte rënë dakord. Dhuna e ushtruar është filmuar nga një telefon celular që nëna i kishte vendosur vajzës, në mënyrë që rrëfimi i saj të besohej.

“Askush nuk do të më besonte. Kam sakrifikuar bijën time me qëllim që prindërit e tjerë ta kuptojnë se çfarë po ndodh në shkollë”, ka thënë ajo.

Mjeku ka vërtetuar që ndaj vajzës është ushtruar dhunë, ndërsa familjarët kanë ngritur një padi ndaj drejtoreshës së shkollës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *