Dëmtoi “tendinën e Akilit”, reagon Spinacola: Do të kthehem shpejt, ëndrra jonë vazhdon dhe…








Leonardo Spinacola ka zhvilluar një super Europian duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Italisë dhe një nga mbrojtësat më të mirë të majtë në këtë turne.

spinacola 2

Në sfidën ndaj Belgjikës, ku Italia u kualifikua për në gjysmëfinale, mbrojtësi dëmtoi “tendinën e Akilit” dhe doli me barelë duke lënë fushën e lojës.

Spinacola ka reaguar ditën e sotme në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” duke thënë se do të rikthehet më i fortë:

“Tani të gjithë e dimë sesi shkoi, por ëndrra jonë e kaltër vazhdon dhe me këtë grup të madh asgjë nuk është e pamundur . Unë mund t’iu them se do të kthehem shpejt ! Për këtë jam i sigurt”, përfundoi Spinacola.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *