Denaj: Mbrojtja e konsumatorit prioritet absolut, po përafrojmë legjislacionin me BE-në

denaj mbrojtja e konsumatorit prioritet absolut po perafrojme legjislacionin me be ne
denaj mbrojtja e konsumatorit prioritet absolut po perafrojme legjislacionin me be ne

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural Anila Denaj, e cilësoi gjatë ditës së sotme mbrojtjen e konsumatorit një prioritet absolut, teksa u shpreh se përafrimi i legjislacionit me atë të BE-së mbetet një rrugëtim i padiskutueshëm i Shqipërisë.

Denaj iu drejtua sot Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE), ku me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Konsumatorit u organizua takimi ndërgjegjësues me temë: “Sfidat e konsumatorëve në të ardhmen e afërt dhe të largët”. Për Denajn, suksesi në procesin screening me tre kapitujt 11, 12 dhe 13, është një bazë shumë e mirë dhe cilësore për të projektuar suksesin e këtij rrugëtimi, i cili do të kërkojë edhe mbështetjen e biznesit.

Fjala e Ministres se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural,  Anila Denaj në Këshillin Kombëtar Evropian

Faleminderit për ftesën dhe besoj që çështja për të cilën ne flasim nuk duhet të limitohet as në ditë pushimi as në ditë festash, sepse është një cështje prioritet absolut.

Besoj që pjesëmarrja e të gjithëve këtu e tregon këtë më së miri dhe unë falenderoj të gjithë pjesëmarrësit, sepse mendoj që është një tryezë për të cilën ne duhet të vijojmë jo vetëm të flasim, por edhe të adresojmë prioritete të cilat i kemi vendosur tashmë në tryezat tona, secili sipas objektiave që ka.

Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sigurisht përafrimi i legjislacionit me atë të Integrimit Evropian si një rrugëtim i padiskutueshëm i politikës së Shqipërisë dhe qeverisjes së Kryministrit Rama është absolut. E besoj që në Screening Process, i cili në fund të vitit të kaluar ka qënë një sukses për të 3 Kapitujt, ndoshta kapitujt më të vështirë në përafrim dhe konkretisht Kapitulli 11, 12 dh 13. Mendoj që është një hap shumë i mirë, një bazë shumë e mirë cilësore për të projektuar suksesin e këtij rrugëtimi, i cili absolutisht do të kërkojë mbështetje dhe do të këkojë një komunikim efektiv me biznesin, sepse absolutisht do të ketë nevojë për të implementuar në faza të caktuara dhe të bashkërenduara ato që do të jenë edhe kosto si rezultat i këtij procesi për të përafruar cilësinë dhe sigurinë ushqimore finalisht tek konsumatori. Për këtë unë besoj se në krye të të fjalimit tim dua të falenderoj të gjithë mbështetësit e këtij procesi, të gjithë përfaqësuesit e donatorëve të cilët brenda Bashkimit Evropian dhe dua të falenderoj edhe për një tryezë efektive të komunikimit me ta përpara 2 javësh, por edhe të partnerëve tanë strategjik përfshirë edhe USAID-in, të cilë janë përfshirë në mënyrë konkrete me project,e të cilat do të na mbështesin në këtë process legjislativ në vitet e ardhshme. Nga ana tjetër procesi legjislativ nuk është i vetmi që do duhet të ndjekim. Investime të cilat duhet të rrisin mbështetjen me fakte, me prova sidomos ajo laboratorike është një mbështejte financiare që është dhe vjen e padiskutueshme.

Unë jam shumë e kënaqëur që sot jam e shoqëruar nga dy drejtorë, Drejtori i ISUV-it,  Ilir Ajdini  dhe Drejtori i AKVMB-së, Roland Mece, të cilët edhe në vijim në kontekstin teknik do të japin përgjigje të disa pyetjeve që mund të kenë secili nga përfaqësuesit e organizatave, por edhe të legjislativit. Cfarë ne sot kemi në tryezën tonë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë ligjet konkrete, të cilët lidhen me sigurinë ushqimore. Ai që lidhet me shëndetin e konsumatorit, të kafshëve dhe të bimëve dhe në atë që është gjuha jonë e përditshme teknike, konstaton në ndryshime dhe hartime të ligjeve për kontrolle zyrtare, shëndetin e kafshëve dhe shëndetin e bimëve, të cilët parashikohen të dërgohen për miratim në parlament apo në diskutime në komisionet respektive në fund të këtij viti.

Kapitulli 12 i Sigurisë Ushqimore, nuk është i vetmi, i cili paraqet sfidat. Kapitulli 11, ai i bujqësisë dhe zhvillimit rural ka po ashtu sfidat e veta, të cilat janë dhe ndërlidhen ngushtësisht me të gjithë elementët e sistemit tonë agroushqimor. Dua të përmend këtu disa shtylla kryesore të këtij kapitulli për të të cilat ne jemi duke punuar dhe sigurisht periudha dhe përafrimi i plotë do të ndodhi përgjatë 2025 për ti vendosur të gjithë gjërat në prespektivë dhe kohë.

Së pari, krijimi i sistemit të identifikimit të parcelave të tokës, apo ajo që në gjuhën teknik është LPIS dhe një sistem i plotë i administrimit dhe kontrollit IACS, të cilët do të mundësojnë rritjen e efektivitetit të mbështetjes tonë direkte dhe jo vetëm i skemave  në mënyrë efektive apo lancimit të skemave për të realizuar efektivitetin e plotë të tyre, por për të realizuar një shkallë. Ju e dini shumë mirë që Shqipëria prej shumë vitesh tashmë ballafaqohet me problemin e fragmentarizimit dhe problemin e parcelizimit si dhe regjistrimin e të tyre dhe krijimi i  kushteve të cilat tejkalojnë këto ngërce do të ishin parakushti kryeror për të rritur edhe cilësinë dhe ekonminë e shkallës.

Sigurisht, organizimi i tregut të përbashkët është një sfidë shumë e rëndësishme. Këtu nuk jemi vetëm, dhe sic edhe e thashë kemi edhe mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë stategjik, BE dhe më gjerë, por njëkohësisht dhe të një strukture SËJ, e cila është një strukturë e mbështetur nga BE për pjesën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por më gjerë edhe të Evropës Lindore, ku ne në mënyrë të vazhdueshme në bazë mujore dhe 3-mujore takohemi për të argumentuar disa nga problematikat që hasim. Kjo është edhe një bazë   teknike, e cila na ndihmon gjithashtu në rrugëtimin tonë.

Ka absolutisht nevojë të ulemi dhe të flasim për Kapitullin 13, i cili lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me peshkimin. Ndër pikat më të rëndësishme të punës në këtë cështje jo vetëm ligji I peshkimit, të cilin ne shumë shpejt do ta sjellim për shqyrtim në të gjitha Komisionet Parlamentare, por objektivi është për të ndihmuar gjithë pjesën e përafrimit edhe në raport me menaxhimin e tregjeve, të organizatave prodhuese dhe planeve të prodhimit dhe tregtimit. Sepse ne mundet të realizojmë një efektivitet të masave dhe të bazës ligjore për të rregulluar gjithë pjesën e peshkimit, por aq e rëndësishme është edhe pjesa e tregtimit brenda standardeve për cështjen që po flasim sot që lidhet me standardet e Sigurisë Ushqimore. Në mënyrë që disa nga këto produkte të zhduken nga plastika, të zhduken nga bidonat, të zhduken nga tregtimi në mes të diellit, po marr parasysh midhjen në Sarandë dhe të shkojnë drejt standardeve më të mira për të realizuar atë objektiv për të cilën të gjithë në këtu jemi me një synim të vetëm për ta bërë Shqipërinë dhe produktin shqiptar, i cili e ka sot bazën për të qënë kampion të arrijë jo vëtëm tregje elitare, të cilat sot i ka fakt dhe ka rritur një vlerë të eksporteve në fund të 2023 me 570 milionë Euro me gati 64.5 milionë Euro rritjen nga një vit në tjetrin, por të sfidojë presionin e tregut të brendshëm. Dua të kujtojë këtu që 980 milionë  $ ofertë ushqimore si rezultat i 10.5 milionë turistëve, ndoshta 14 milionë turistë të këtij viti do ta cojnë në 1.2miliardë $ presionin e ofertës ushqimore, të bëj që të mos lëmë pa vëmendje dhe kushtet dhe standardet e cilësisë për tregun e brendshëm. Duke filluar nga mënyra se si akreditohen të gjithë institucionet përgjegjëse për analizat dhe këtu dua të sjell në vëmendje  punën e padiskutueshme që bën ISUV. Përtej faktit dhe objektivit që 4300 analiza nuk mund të jenë të akredituara në Shqipëri brenda një harku kohor shumë të shkurtër, po 1300 janë. Nga ana tjetër të krijojmë një mbështetje dhe një udhërrëfyes për të gjithë bizneset si të shkojnë drejt  akreditimit të këtyre proceseve në mënyrë që të punojmë në dy drejtime, nga njëra anë pjesa e legjislaivit me ligjet, pjesa e ekzekutivit me infrastrukturë dhe biznesi me qasjen ndaj investimeve të duhura dhe protokolleve të duhura dhe kështu të përfitojë në fund konsumator dhe produkti Made in Albania.

Unë sigurisht nuk do të doja këtu të adresoja këtë cështje kaq të rëndësishme me elemente politike, po nuk mund të rezitoj dy komenteve të zonjës Tabaku, i cili lidhet drejtëpërdrejtë me thirrjen që bëri për të dy ministrat dhe dua që ti kujtoj që edhe në rastin e AK-së dhe në rastin e politikave fiskale roli i legjislativi është shumë i rëndësishëm. Së pari, Autoriteti i Konkurrencës është një autoritet i pavarur dhe jep llogari në Komisionet Parlamentare, kështu që kjo është një punë e përbashkët, e cila besoj që duhet të na vërë përpara gjithë detyrat për të kërkuar të gjithë ato masa që ju i vendosët në tavolinë. Në raport me politikat fiskale po ashtu besoj që cdo vit është një vit sfidues për cdo sektor për të luftuar dhe informalitetin, por për të bërë edhe politika fiskale sa më efektive në ndihmë të të gjithë bizneseve. E këtu të pakën ne të dyja rolin e kemi të përbashkët si deputete të Parlamentit të Shqipërisë dhe do të doja që këtë të mos e shikoni si një punë të legjislativit domosdoshmërisht.

Shumë faleminderit dhe shpresoj që këtu të jemi për të gjitha cështjet teknike në frymë të një dite shumë të rëndësishme që duhet të shkojë përtej një dite ndërkombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts