Dendias dhe Cavusoglu takohen në Ankara

10:49 15/04/2021

Diskutime pas tensioneve për Mesdheun Lindor

Kryediplomatët e Turqisë dhe Greqisë takohen këtë të enjte në Ankara, në një takim tepër të rëndësishëm pas tensioneve të vitit të kaluar që çuan dy anëtarët e NATO-s në prag të një konflikti të paprecedentë ushtarak.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushoglu tha se në takim do të diskutohen të gjitha problemet mes dy vendeve. Pika më e rëndësishme pritet të jetë çështja e zonave ekskluzive ekonomike në Mesdheun Lindor, që u bë shkak i tensioneve të vitit të kaluar, kur sonda turke Oruç Reis nisi kërkimet në një hapësirë detare që e pretendojnë të dyja, si Greqia ashtu edhe Turqia.

Zgjerimi i synuar i kufirit detar të Greqisë me 12 milje dhe çështja e Qipros, janë po ashtu tema diskutimi. Këtë vit, grupet teknike të dy vendeve zhvilluan dy raunde takimesh, të 61-tin e të 62-tin në Stamboll e Athinë. Meritë për rikthimin e dy vendeve në bisedime pati edhe kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi takime me palët, pas vizitës që pati në Ankara në fillim të këtij viti.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *