Dendias viziton Turqinë, Çavusoglu: Të vazhdojmë dialogun, nuk kemi nevojë për ndërmjetës

10:49 15/04/2021

Këtë të enjte do të zhvillohet një takim mes ministrave të jashtëm turk dhe grek, Mevlut Çavosuglu dhe Nikos Dendias, në Ankara.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Çavusoglu, ka deklaruar se të gjitha çështjet duhen diskutuar hapur. Madje mes këtyre çështjeve ai futi edhe ato që shteti turk nuk mund të pranojë me Greqinë.

Çavusoglu theksoi se dy vendet nuk kanë nevojë për negociatorë mes tyre, duke nënkuptuar BE-në apo vende të tjera, që të diskutojnë dhe të kërkojnë zgjidhjen mes dy tyre.

Ai tha se pret që të flasë në atmosferë miqësore me Nikos Dendias. “Dialogu me Greqinë dhe vizitat e nivelit të lartë janë shumë të rëndësishme dhe të kënaqshme”, tha ai.

“Jemi të lumtur që të mirëpresim Dendias në Ankara për të diskutuar mbi Detin Egje, Qipron dhe Mesdheun Lindor në një atmosferë të ndershme. Është e rëndësishme që të vazhdojmë me dialogun. Është e rëndësishme të vazhdojmë dialogun si dy vende fqinje. Duhet që të adresojmë çështjet që nuk mund të zgjidhim në Egje dhe Mesdhe përmes dialogut”, shtoi ai.

Ky takim do të zhvillohet në orën 15:00. Dendias do të takohet edhe me Presidentin Recep Tayyip Erdogan./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *