Dënimi i dy personave për blerje votash në Dibër, reagon deputetja e PD-së: Kjo është maja e ajsbergut! Drejtësia të hetojë organizatorët që qëndrojnë pas tyre









Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas dënimit me 1 vit burg të Denis Xholit dhe Albjon Cekut për korrupsion në zgjedhje.

dhurata cupi

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Çupi shkruan se blerja e votës gjatë zgjedhjeve të 25 prillit ka qenë e orkestruar nga lart dhe me zbatim në çdo qelizë të saj.

Sipas demokrates, kjo tregon dhe njëherë masakrën zgjedhore ndaj i bën thirrje drejtësisë që të hetojë dhe të vendosë përpara përgjegjësisë autorët dhe organizatorët.

Postimi i Dhurata Çupit:

Se e ka vjedhur Rilindja pushtetin, jo vetëm e kam denoncuar gjate fushatës por edhe pas shpalljes së rezultatit. Ditën për diell, rilindasit të angazhuar me cdo formë për të mbajtur pushtetin, blenë vota, blenë vullnetin e lirë, ushtruan presion me heqjen e ndihmës ekonomike apo edhe duke ofruar vende pune  të përkohëshme. Kjo që ka ndodhur në Dibër  është vetëm maja e ajsbergut. Gjithcka ka qenë e orkestruar nga lart dhe me zbatim deri në cdo qelizë ku mund të merrej vota në cdo formë.

Kjo është masakra zgjedhore për të cilën PD kërkon hetim dhe drejtësi të plotë. Për këtë arsye drejtêsia duhet të veprojë që nga organizatorët e kësaj masakre dhe për cdo person të përfshirë në këtë aferë të vjedhjes së vullnetit të shqiptarëve.

Drejtësia është e paplotë me dënimin e 2 personave por duhet të shkojë tek i gjithë zinxhiri i vjedhjes së votave të shqiptarëve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *