“Dënimi me vdekje nuk është i mundur dhe nuk parandalon ngjarje”/ Rama për vrasjen e 8-vjeçarit në Fier: Ligjin e kemi të ashpër, zbatimin jo!








Kryeministri Rama thotë se rikthimi i dënimit me vdekje për autorët të cilët kryejnë vepra të rënda penale, si rasti i vrasjes së 8-vjeçarit në Fier, është e pamundur.

rama1

Kreu i qeverisë në një konferencë për shtyp thotë se kjo nuk parandalon ngjarje. Sipas tij, legjislacioni shqiptar është i ashpër, por problem mbetet zbatimi i tij.

“Jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie demokratike, por edhe në aspektin tragjik, dënimi me vdekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në ato me nivelin më të lartë të civilizimit tonë, e kanë në gjirin e tyre edhe këtë qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Dënimi me vdekje nuk është as I mundur dhe as një shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje të cilat siç e the dhe siç e duimë ndodhin në të gjitha shoqëritë. Përsa I përket pjesës tjetër, në aspektin e kuadrit ligjor, për shkak të disa ndërhyrjeve në vite, ka të shkruar legjislacionin më të ashpër, ose nga më të ashprit.

Çështja është zbatimi i legjislacionit. Janë lënë të lirë në sallën e gjyqit ose kanë marrë dënime shumë herë më të ulëta se sa parashikon legjislacioni dhe kështu kanë përsëritur krimet e tyre. Patjetër që mundësitë për të rishikuar legjislacionin janë gjithmonë popr këtu thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit. Ne kemi legjislacion të standarteve të mira të shoqërive demokratike. Dhe sfida nuk është të shkruajmë më shumë ligje, por të zbatojmë ligje. Kemi një studim në dorë me Ministrinë e Brendshme për të gjitha rastet përsëritëse.

Kemi një numër jo të vogël përsëritëse ndër vite të cilat janë flagrante në aspektin e papërgjegjshmërisë. Jemi duke reflektuar për një ndërhyrje në legjislacion që nuk lidhet me rastin konkret, të cilën do ta përfshijmë në konsultimin kombëtar që e kam lajmëruar ku do të pyesim ppopullin për një sërë çështjesh për një rëndësi të veçantë për të marrë një opinion të gjerë përtej partive duke dëshiruar që të hedhim disa hapa të guximshëm sëbashku. Ta ngremë nivelin e dëgjimit të njëri-tjetrit mes qeverisë dhe popullit në një nivel tjetër” – tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.