Dënimi me vdekje për ushtarët britanikë, reagon Kievi: I mbron ligji ndërkombëtar!

denimi me vdekje per ushtaret britanike reagon kievi i mbron ligji nderkombetar
denimi me vdekje per ushtaret britanike reagon kievi i mbron ligji nderkombetar

Titujt kryesore të mediave botërore sot i janë dedikuar dënimit me vdekje të tre prej anëtarëve të ushtrisë ukrainase, nga Moska, me arsyetimin se kanë qenë mercenarë që punonin për llogari të ushtrisë së Kievit.

Mbi ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Jashtme ukrainase, e cila ka konfirmuar se të tre personat, dy britanikë dhe një maroken, ishin “ushtarakë” të forcave të armatosura të Ukrainës dhe duhet të kishin të drejtat e të burgosurve të luftës.

“Sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, ata i nënshtrohen statusit ligjor të luftëtarëve. Armikut i ndalohet të abuzojë, t’i frikësojë apo të sillet në mënyrë çnjerëzore me ta. I ashtuquajturi ‘gjykim’ i ushtarakëve ukrainas në territoret e okupuara ukrainase është i pavlerë”, tha Oleh Nikolenko, zëdhënës i ministrisë së jashtme.

Ai ka shtuar se gjyqi vendos interesat e propagandës mbi ligjin dhe moralin.

“Qeveria ukrainase do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të liruar të gjithë mbrojtësit e Ukrainës”, theksoi ai.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA Novosti, ka raportuar se asnjë nga dënimet me vdekje të lëshuara në Republikën Popullore të Donetskut deri më tani nuk është zbatuar, duke cituar “gjykatën supreme” të Donetskut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts