Dënohen me vdekje nga rusët 2 britanikë dhe 1 maroken

22:40 09/06/2022

Vendimi u mor nga republika proruse e Donjeck

Dy shtetas britanik dhe një Maroken janë dënuar me vdekje këtë të enjte nga një gjykatë në Republikën e vetshpallur Popullore të Donjeckut. Ata u kapën nga forcat ruse gjatë muajve prill dhe mars teksa luftonin për Ukrainën në Luhansk. 

Tri shtetasit u shpallën fajtorë nga Gjykata nën akuzën e “veprimtarive mercenare dhe kryerjen e veprave të cilat synonin marrjen e pushtetit dhe përmbysjen e rendit kushtetues”, në këtë republikë. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga mediat ruse.

Gjykata që dha vendimin drejtohet nga rebelët pro-rus dhe nuk njihet nga organet ndërkombëtare të drejtësisë.

Zëdhënësi i Kryeministrit britanik Boris Xhonson ka reaguar mbi ngjarjen duke thënë se të burgosurit e luftës nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime politike.

Reagime të mëtejshme kanë ardhur edhe nga Sekretarja e Jashtëm, Lizz Trus, e cila e denoncon ngjarjen si një gjykim të rremë dhe pa asnjë legjitimitet.

Avokati i të dënuarve është shprehur se ata do të apelojnë vendimin.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts