“Denoncimet e Petro Koçit të besueshme”/ Analisti Nazarko: Krimi i organizuar nuk privilegjon vetëm LSI-në, i atashohet partive në pushtet








Analisti Mentor Nazarko ka komentuar denoncimet e Petro Koçit për lidhjet e krimit të organizuar me financat publike në qytetin e Fierit.

nazarko-koci

Sipas tij, këto denoncime janë të besueshme, por deputeti nuk ka sqaruar ende disa pikëpyetje.

Ndër të tjera Nazarko analizoi se krimi i organizuar nuk privilegjon vetëm një parti, siç përmendi Koçi rastin e LSI, por partive në pushtet.

“Unë mendoj që denoncimi që bën Koçi pavarësisht motiveve që e kanë shtyrë për të hyrë në fushën e lojës, është problem real. Unë kam dëgjuar që jo vetëm në Fier që grupe kriminale me rezonancë lokale, të legjitimuar apo për shkak të marrëdhënieve të privilegjuara me politikën, arrijnë të kontrollojë prokurimin publik apo lokal që zhvillohet.

Nuk jam njohës i detajuar sa Koçi, ai është përpjekur po themi që të lëshojë mesazh me kode përveç dukurisë në fjalë.

Unë nuk besoj që krimi i organizuar privilegjon vetëm një parti, vetëm LSI. Nuk e kuptoj, pse me LSI duhet ta sqarojë. Unë mendoj që krimi i organizuar, me karakter lokal apo kombëtar i atashohet partive në pushtet. Ky është problem i madh, rrezik që i nënshtrohen partitë që konfirmohen në mandatin e tretë. Veprimi i SPAK është veprim fiziologjik që pastron kanalet e funksionimit të ekonomisë publike dhe private. Pavarësisht motiveve të Koçit të kemi një aksion apo veprim pastrues jo vetëm në Fier, por edhe më gjerë”, u shpreh Nazarko për Neës24.

I pyetur se pse Petro Koçi nuk përmend emra, analisti Nazrako tha: “Nuk e di pse. Duhet ta pyesim z.Koçi. Nuk di a është një eksperiencë, është një kompani që i është ankuar asaj, dhe ky bën zëdhënësin. A po jep mesazhe të koduara. Unë nisem nga një premisë që një pushtet i cili nuk lëshon, nuk i nënshtrohet rotacionit është i prirur të kriminalizohet. Denoncimi është i besueshëm. Kur shkon puna tek rasti konkret, ky mund të jetë një taktikë e sugjeruar, përpjekje për ti mbrojtur personat. Nuk di detajet. Nisim nga këndvështrimi i interesit publik. Duhet adresuar, të shpresojmë mos ngelet vetëm në Fier, por edhe më gjerë. Ka një shans që ky mandat i tretë i PS të zhvillohet në drejtimin e duhur. PS ka gjithë pushtetin lokal ndërkohë”.

AKSIONET E SPAK

Nazarko shpreson që SPAK të spastrojë këto lidhje në Fier, sipas të cilit nuk janë vetëm në këtë qytet, por dhe në shumë të tjera në Shqipëri.

“SPAK është një institucion, i cili hë për hë duket që gëzon një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, është krijesë e tij. Ambasadorja e SHBA edhe pse ishte e angazhuar në një aktivitet me karakter muzikor apo për turizmin, gjeti kohë të flasë për sukseset e SPAK. Mund të provokohen suksese të SPAK, është në momentin modernizues të ngrehinës sonë institucionale. Mund të ketë sukses.

SPAK prish statu-quo, lidhjet kriminale, interesat mafioze. Besoj që kemi arritur në pikën apo fazën e emancipimit shoqëror që SPAK edhe nëpërmjet komunikimit, të komunikojë sukseset dhe të krijojë një valë simpatie. Më pas të godasë peshqit e mëdhenj qoftë me apo pa ndihmën e peshkatarëve amerikanë për të bërë atë pastrimin.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *