Denoncimi i fortë i Berishës: 500 milionë euro u hodhën për të blerë zgjedhjet!

denoncimi i forte i berishes 500 milione euro u hodhen per te blere zgjedhjet
denoncimi i forte i berishes 500 milione euro u hodhen per te blere zgjedhjet

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë të dhënë për mediat ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama se në zgjedhjet e 14 majit përdori bandat.

Gjithashtu ai deklaroi se 500 milionë euro u hodhën për të blerë zgjedhjet.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Kundër jush u përdorën qindra milionë euro. 500 milionë euro në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Përveç disbursimit në zonën e tërmetit të miliona e miliona eurove në llogari bankare të qytetarëve të ruajtura apostafat për fushatën elektorale, këto ishin zgjedhjet e para ku vendimet e qeverisë për zarfin dhe rritja e rrogave, u bënë faktor determinues për rezultatin.

Bota e krimit ishte në këto zgjedhje më e egër, më e organizuar se në çdo zgjedhje të tjera. Bandat kriminale u fuqizuan dhe inkurajuan nga nxjerrja nga burgjet apo sjellja nga Dubai e eksponentëve kryesorë të tyre.

Cila ishte blerja nën dorë e votës? Asnjë njeri nuk denoncon dot sepse ai që merr paratë bën vepër kriminale. Opozita nuk ka mjete përgjimi dhe nuk ka autorizim të ketë mjete filmimi. Ajo ka mbledhur çfarë sjellin qytetarët. Ata që kërkojnë prova nga opozita, janë avoketërit e blerjes së votës.

Ata që thonë se nuk i filmuat apo nuk i kapët, ata janë bashkë me hajdutin. Ata kanë të njëjtin moral.

Si gazetar duhet të mbrosh interesin publik dhe jo të përpiqesh të sfumosh, të mbulosh një krim monstruoz të paparë. Ti dëshmon se për ty opozita nuk ka rëndësi, liria nuk ka rëndësi. Për ty ka rëndësi xhepi dhe vetëm xhepi. Ato që të jep qeveria.

Opozita as nuk filmon dhe as nuk përgjon. Nuk ka programe survejimi të qytetarëve. Me ligj dhe Kushtetutë janë të përcaktuara qartë organet dhe institucionet që u lejohet një praktikë e tillë. Kjo praktikë nuk parashikohet për partitë politike.

Opozita së shpejti do finalizojë raportin. Kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm me ju, por e gjykuam të nevojshëm këtë takim sepse kjo është java e fundit nga e cila kërkojmë nga ju për të mbledhur edhe çdo fakt tjetër që mund të ketë mbetur pa u mbledhur. Çdo fakt, çdo dokument, çdo denoncim, në mënyrë që ky raport të jetë sa më i plotë. Ky raport do u paraqitet shqiptarëve, do u paraqitet ndërkombëtarëve.

Pas përfundimit të këtij raporti, ne do nisim analizën dhe unë them se është në detyrimin tonë absolut një analizë më seriozja që kemi bërë ndonjëherë për zhvillimet, për problematikat, për mangësitë, për defektet e të gjithë makinerisë sonë elektorale nga kreu tek anëtari i thjeshtë.

Mbledhja e këtyre të dhënave është e një rëndësie të jashtëzakonshme, është një detyrim moral dhe ligjor që kemi përpara zgjedhësve shqiptarë. Është jetik për t’u dhënë përgjigjen më të mirë problemeve dhe për të shkuar drejt betejës së ardhshme. Kështu që dua të siguroj anëtarët dhe mbështetësit e PD se analiza e zgjedhjeve, që do jetë faza tjetër pas denoncimit, do bëhet me seriozitetin më të madh. Nuk ka asnjë mëdyshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts