Denoncimi i Gazment Bardhit: PS terror ndaj shërbimit civil për t’u anëtarësuar në parti

denoncimi i gazment bardhit ps terror ndaj sherbimit civil per tu anetaresuar ne parti
denoncimi i gazment bardhit ps terror ndaj sherbimit civil per tu anetaresuar ne parti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncoi presionin që po i ushtrohet administratës shtetërore për t’u anëtarësuar në Partinë Socialiste.

Bardhi tha se ne kuadër të antarësimeve, qeveria socialiste po ushtron reprezalje ndaj shërbimit civil.

“E dini çfarë po ndodh? Del dhe krenohet për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste, po shkoni pak dhe pyesni çfarë terrori po ndodh në administratën publike. Çdo punonjës i administratës publike i shërbimit civil, që ka punuar me Partinë Demokratike, me Partinë Socialiste, kurrë nuk janë kërcënuar me bukën e gojës për t’u anëtarësuar në një parti politike.

Sot që flasim janë nën terrorin e bandës shtetërore me në krye Edi Ramën, ose të anëtarësohen në Partinë Socialiste ose të japin dorëheqjen për t’u larguar nga shërbimi civil ose administratën publike. A mund të jetë ky një vend kandidat për në Bashkimin Europian? A është ky një vend anëtar i NATO-s që kërcënon punonjës 30-vjeçar të administratës dhe shërbimit civil që nëse nuk anëtarësoheni në një parti politike do të largohen nga puna? Këta njerëz që i shërbejnë shtetit shqiptar, që kanë punuar me çdo qeveri dhe do të punojnë me çdo qeveri sa kohë janë profesionistë në administratë nuk mund të kërcënohen me bukën e gojës nga asnjë parti. Kjo po ndodh sot”, u shpreh Bardhi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts