Denoncon zyra e Fredi Belerit, publikon fotot: Prokuroria e Vlorës ka falsifikuar dokumentin, kryetari i mandatuar i Himarës nuk rezulton i dënuar

denoncon zyra e fredi belerit publikon fotot prokuroria e vlores ka falsifikuar dokumentin kryetari i mandatuar i himares nuk rezulton i denuar
denoncon zyra e fredi belerit publikon fotot prokuroria e vlores ka falsifikuar dokumentin kryetari i mandatuar i himares nuk rezulton i denuar

Zyra e shtypit të Fredi Belerit, në një njoftim për mediat ka deklaruar se provat në dosjen hetimore të këtij të fundit janë manipuluar, duke publikuar edhe disa dokumente.

Në një postim në ‘Facebook’ shkruajnë se përveç provave të falsifikuara, akt më i rëndë sipas tyre është fakti se prokuroria Vlorë dhe SPKA refuzojnë të heqin nga fashikulli hetimor provën e falsifikuar.

Po ashtu paralajmërojnë se në vijim do të paraqesin prova të reja “edhe më të rënda të falsifikimit të dosjes hetimore” të Belerit.

Postimi i plotë:

Himarë 08.07.2023

DEKLARATE PER SHTYP

Zyra e Kryetarit te Mandatuar te Bashkise Himare

Ne vijim te deklarates se Zyres se Kryetarit te Mandatuar te Bashkise Himare z. Beleri per manipulimin e provave ne dosjen hetimore ne ngarkim te tij , po ju paraqesim deshmine e falsifiuar te gjendjes gjyqesore te z. Beleri ku rezulton i denuar.

Realisht sipas gjendjes gjyqesore te vertete dhe te leshuar nepermjet portalit e- albania , z. Beleri figuron i pa denuar . Me poshte po ju paraqesim  gjendjen gjyqesore te falsifikuar prej Prokurorise Vlore me nr 0 prot dt 12.05.2023 si edhe 3 te tjera te verteta te leshuara ne momentin e kandidimit te z. Beleri depozituar ne KQZ si edhe pas momentit te  arrestimit te tij ku ai figuron i pa denuar!Vendosja e provave te falsifikuara ne fashikullin hetimor me qellim kushtezimin e vendimeve te gjykatave lidhur me rrezikshemrine shoqerore te z. Beleri dhe krijimin e nje imazhi negativ per te eshte fundi i drejtesise ! Akoma me i rende eshte fakti se Prokuroria Vlore dhe Prokuroria e Posacme refuzojne te heqin nga fashikulli hetimor proven e falsifikuar dhe vendosjen e gjendjes gjyqesore te vertete per z. Beleri. Eshte e pa precedente ne historine e drejtesise shqiptare qe ne fashikullin hetimor , vet organet qe jane marre me hetimin e ceshtjes te fabrikojne prova dhe te administrojne akte te falsifikuara .

Ne vijim do ti paraqiten opinionit publik prova te reja edhe me te renda te falsifikimit te dosjes hetimore ne ngarkim te z. Beleri si edhe emrat konkrete te prokuroreve dhe  oficereve te policise te perfshire ne skandal!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts