Depozitoi më shumë emra kandidatësh për deputetë/ KQZ merr vendimin përfundimtar për listën e Partisë Demokratike

SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në kuadër të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

celibashi

Ndryshe nga listat e depozituara me numër më të madh kandidatësh KQZ ka miratuar vetëm listën e kandidatëve e barasvlefshme me numrin e mandateve për secilin qark.

Në rastin e Tiranës, PD ka depozituar 43 emra kandidatësh, ndërsa i gjithë qarku ka 36 mandate deputetësh dhe po aq ka miratuar edhe KQZ.

“Sa i përket pretendimit të përfaqësuesit të Partisë Demokratike në lidhje me të drejtën e tyre për të paraqitur në listën e tyre shumëemërore të kandidatëve për deputetë në çdo qark një numër më të madh nga ai për të cilin si shkak komisioneri vendosi kthimin e dokumentacionit për plotësim, në vlerësimin tim mendoj që Neni 67 pika 4 e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i vogël se numri i mandateve në zonën përkatëse, shtuar dy është një përcaktim që nuk tregon vetëm numrin minimal të kandidatëve por tregon se sa është ky numër. Ky numër i kandidatëve përcaktohet nga tre kritere, numri i mandateve në zonën zgjedhore, shtuar numrin dy dhe në çdo rast përpjesëtohet me numrin 3 në bazë të përfaqësimit gjinor.

Në vlerësimin tim, dispozita që përcakton numrin  e kandidatëve në listën shumëemërore është e qartë. Kjo dispozitë përcakton sa do të jetë numri dhe jo numri minimal. E parashtroj këtë si argument për të kuptuar se ajo dispozitë ka të sanksionuar ekzaktësisht numrin e kandidatëve në listën shumëemërore. Unë mendoj se lista shumëemërore të kandidatëve për deputetë të paraqitur nga koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim nuk është në përputhje me përcaktimet e Kodit Zgjedhor, unë mendoj se nuk jemi para rastit të refuzimit”- tha midis të tjerash kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Listat e miratuar për 12 qarqet:

1-9 Berat

1-6 Dibër

1-15 Durrës

1-15 Elbasan

1-18 Fier

1-6 Gjirokastër

1-12 Korçë

1-3 Kukës

1-15 në Durrës

1-9 Lezhë

1-12 Shkodër

1-36 Tiranë

1-12 Vlorë

LEXO EDHE:

PD dorëzon listat e reja në KQZ/ Ndryshon renditja e disa kandidatëve, të tjerë eliminohen nga gara (EMRAT)





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *