Deputetët e PD mblidhen pas tensioneve në Kuvend, Bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar

deputetet e pd mblidhen pas tensioneve ne kuvend bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar
deputetet e pd mblidhen pas tensioneve ne kuvend bardhi njofton mbledhjen e grupit parlamentar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i ka kërkuar deputetëve demokratë të mblidhen ditën e nesërme pas tensioneve që u krijuan sot në Kuvend.

Bardhi njoftoi se mbledhja do të mbahet në orën 9:00 në sallën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa thekson se pjesëmarrja është shumë e rëndësishme.

Kujtojmë se seanca e sotme parlamentare, e para për këtë vit kalendarik, u mbyll para kohe pas tensioneve të krijuara mes opozitës dhe mazhorancës.

“Të nderuar kolegë,
Nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts